FOTO & EMRAT/ Berat, prangosen tre hajdutë, “gjuanin” magazina e vegla pune

FOTO & EMRAT/ Berat, prangosen tre hajdutë, “gjuanin” magazina e vegla pune

376
0
Shares

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet, në Policinë Vendore të Beratit, dje u bë ndalimi i …

E. L., 16 vjeç, banues në lagjen Uznovë, Berat, (i dënuar më parë, për kultivim i lëndëve narkotike, vjedhje dhe mbajtje pa leje e municioneve luftarake).

Sajmon Komaraku, 31 vjeç, banues në lagjen Uznovë, Berat.

Aurel Etemaj, 33 vjeç, banues në lagjen Uznovë, Berat, (i dënuar më parë për veprën penale Vjedhja).

Ndalimi i tyre u bë pasi në vijim të veprimeve hetimore dyshohet se janë autorë të ngjarjeve të ndodhura si më poshtë.

Më datë 22. 01. 2018, në banesën e shtetasit Z. Xh., dyshohet se kanë vjedhur një troko dhe një televizor.

Më datë 18. 01. 2018, në magazinën e shtetasit Y. B.,  dyshohet se kanë vjedhur dy troko.

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhe materialet e vjedhura në banesën e shtetasit A. D., ngjarje kjo e ndodhur në datë 04. 01. 2018, ku si autorë i dyshuar u ndalua shtetasi E. L., i cili më pas u la i lirë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për  veprën penale “Vjedhje, e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 134/2 e 25 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY