Analiza e Ramës për vrasjen e Ivanovic: Mund të ndikojë për mirë!

Analiza e Ramës për vrasjen e Ivanovic: Mund të ndikojë për mirë!

124
0
Shares

Kryeministri Rama duke folur për cështjet rajonale gjatë bisedës në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” dha gjykimin e tij për pasojat e vrasjes së liderit të serbëve në Kosovë ndërkohë që tregoi se ka biseduar me Vucic. Me këtë të fundit la të kuptohet se është biseduar edhe për ndarje territoresh

Vrasja e Ivanoviç, sa do ndikojë në bisedimet shqiptaro-serbe?
Nëse do përdorej si alibi për bllokimin e bisedimeve mund të ndikonte. Mesa shoh jo vetëm që nuk duket të ndikojë për keq, por mund të ndikojë për mirë. Reagimi i Serbisë ka qenë korrekt.

Mendoni se siç ndodhi në Maqedoni, me trazirat në parlament, ose ngjarjet në Mal të Zi, do ndodhë dhe pas vrasjes së Ivanoviç?
Do të ishte ekzagjerim i paarsyeshëm të thuhej kjo, sepse nuk ka asnjë element faktik që do ta bënte të mundur këtë. Porositësit e vrasjes së Ivanoviç nuk kanë nënshtetësi shqiptare apo kosovare.

Ju jeni takuar shpesh me Vuçiç, në bisedimet për Kosovë, ka kërkuar ndarjen e saj ose shkëmbimin e territoreve?
Presidenti i Serbisë e dëshiron realisht një zgjidhje përfundimtare dhe po ashtu përshtypja ime është se ende nuk i qaset zgjidhjes përfundimtare me një vendimmarrje përfundimtare për ta këputur me shpatë. Dëshirën dhe vullnetin e ka, por ende është në një pikë ku nuk ka zgjidhje përfundimtare.

A bini dakord me deklaratën e ministrit Majko se bizneset e kufirit Kosovë-Shqipëri në rastin më të mirë kanë ngelur vetëm në vullnetin e mirë të qeverive?
E ka thënë në gjuhën e duhur, kush ka vesh le të dëgjojë se për kë bëhet fjalë.

A mendoni se ju si kryeministër se oligarkët po pengojnë shkëmbimin ekonomik mes dy vendeve?
Asaj që ka thënë Pandi nuk i heq asnjë presje, por nuk i bëj asnjë koment.

Shqetësim që duhet zgjidhur …?
Duhen dy për të kërcyer tango.

Faji në Prishtinë?
Jo nuk thashë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY