MBLEDHJA/ Grupi i PD-së, zbulohen porositë e Bashës për seancën e së...

MBLEDHJA/ Grupi i PD-së, zbulohen porositë e Bashës për seancën e së enjtes në Kuvend

304
0
Shares

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike është mbledhur sot dhe në fokus të diskutimeve ka pasur protestën e 27 janarit. Duke iu referuar burimeve nga mbledhja mësohet se Basha ka porositur deputetët për seancën parlamentare të së enjtes duke iu kërkuar të përdorin kohën e tyre për të bërë thirrje për pjesëmarrje në protestë.

Ky do të jetë edhe qëllimi i deklaratave të deputetëve të PD-së në seancën e së enjtes. “Në fokus të diskutimeve në parlament duhet të jetë protesta e 27 janarit. Faktet, varfëria, krimi, korrupsioni. Seanca parlamentare e të enjtes të shfrytëzohet për thirrje për protestën e 27 janarit”, ka thënë Basha.

Basha ka kërkuar nga deputetët të denoncojnë fort në foltoren e Kuvendit krimin dhe korrupsionin në nivelet e larta të shtetit. PD dhe LSI kanë thirrur një protestë në Tiranë përpara Kryeministrisë ditën e shtunë me kauzë kthimin e kushtetutshmërisë së Kuvendit, krimin, korrupsionin dhe varfërinë. Lëvizjet e opozitës vijnë pas zgjedhjes së kryeprokurores Arta Marku seancën e 18 dhjetor 2017, ku sipas PD dhe LSI u shkel rëndë kushtetuta dhe u minua besimi te drejtësia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY