DETAJE/ Hetimet kthesë të fortë, ADN-ja zbulon vrasësin e Suela Sulajt

DETAJE/ Hetimet kthesë të fortë, ADN-ja zbulon vrasësin e Suela Sulajt

267
0
Shares

Gati dy vjet pas vrasjes së 45 vjeçares së Suela Sula, policia ka vënë në pranga autorin e vërtetë të vrasjes, i cili e mbyti atë me urdhër të bashkëshortit. Në pranga ka rënë 35 vjeçari Fatjon Karmeshtna, pasi nga analiza e ADN, u vërtetua se është ai personi që ka shtrënguar me duar deri në vdekje Suelën.

Akti të ekspertimit biologjik të ADN-së se Fatjon Karmeshtna përputhen plotësisht me profilin gjenetik të mbetjeve biologjike të marra nga thonjtë e dorës së djathtë të viktimës Suela Sula duke faktuar se ka qenë 35 vjeçari që ka kryer vrasjen. Viktima është përpjekur t’i rezistojë tentativës së të dyshuarit Fatjon Karmeshtna për ta mbytur dhe gjatë kontaktit fizik materiali biologjik i këtij të fundit ka mbetur i fiksuar në thonjtë e dorës së djathtë të viktimës.

Suela Sulaj u gjet e vdekur ne tualetin e mobilerisë së familjes, në 18 prill të vitit 2016. Ka qenë bashkëshorti, Sadetin Sulaj ai që e shoqëroi 45 vjeçaren në punë e cila dyshohet të jetë vrarë në harkun kohor mes orës 8.00 dhe 10.00 të asaj dite. Policia arrestoi fillimisht Sadetin Sulajn si autor të ngjarjes, por analiza e ADN-së faktoi se autor ishte Karmeshtna, ndërsa Sadetin Sula, bashkëshorti urdhërues për vdekjen e saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY