100 MIJË PROTESTUES/Pse u protestua në Bukuresht të shtunën, paralele me ndryshimet...

100 MIJË PROTESTUES/Pse u protestua në Bukuresht të shtunën, paralele me ndryshimet në rregulloren e Parlamentit tonë

135
0
Shares

100.000 vetë dolën të shtunën në protesta në sheshin kryesor të Bukureshtit kundër korrupsionit. Mazhoranca e mjatë në Rumani mori disa vendime që mbrojnë politikanët nga hetimi, njësoj si propozimet që bënë para pak ditësh deputetët e majtë në rregulloren e Parlamentit.

Dhjetë prej këtyre demonstruesve nuk dalloheshin me grumbullit të njerëzve të shtunën, por ata kanë qenë në qendër të vëmendjes së shtypit në ditët e shkuara. Ata kanë ardhur me këmbë nga qyteti Cluj në Transilvani në kryeqytet. Sorin Bobis, i cili e ka organizuar këtë demonstratë tha në mbrëmjen para protestave. “Kur njerëzit bëjnë 450 kilometra me këmbë që t’u dëgjohet zëri, për të shprehur pakënaqësinë e tyre me qeverinë, do të ketë edhe disa mijëra bukureshtas të tjerë që do të ndërpresin aktivitetet e fundjavës për të protestuar.”

Në të vërtetë erdhën më shumë vetë se në fillim të protestave, në dhjetor. Qeveria e drejtuar nga partia PSD në kohë rekord ndërmori atëherë vendime që e vënë në pikëpyetje pavarësinë e sistemit të drejtësisë.

Mes këtyre vendimeve ishin edhe lehtesi për politikanë të dyshuar apo që hetohen të tilla si të dyshuarit të jenë prezentë, kur të merren në pyetje viktimat, kontrollet mund të bëhen vetëm pas njoftimit të dërguar më parë tek personat e prekur, provat e videove mund të shpallen të pavlefshme dhe paraburgimi në raste akuzash korrupsioni do të bejrë si masë.

Madje mes deputetëve me probleme juridike diskutohet mundësia, që abuzimi me postintë mos shihet si vepër penale, nëse nuk tejkalohet një kufi financiar i caktuar. Kjo ka ndezur zemërimin e njerëzve.droni.al; dw

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY