Një aksident i rëndë me pasoje vdekjen ka ndodhur kete te premte në aksin rrugor Fier-Lushnje.
Sipas Policise, rreth ores 13:36, në aksin rrugor Fier-Lushnjë, në vendin e quajtur “Rotondua e Kolonjës” shtetasi Q.Sh, rreth 55 vjeç, banues në Lushnjë, duke drejtuar mjetin tip Volkswagen me targa AA 831 CM, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka rënë në kanal ku ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...