Rama: Ka mllef padurimi që drejtohet edhe ndaj meje

Rama: Ka mllef padurimi që drejtohet edhe ndaj meje

156
0
Shares

Kryeministri Edi Rama e drejtoi gishtin sot drejt sistemit të drejtësisë në lidhje me gjyqin e papërfunduar sipas tij në lidhje me katër vitkimat e 21 janarit të vitit 2011.

Rama tha se ka mllef edhe ndaj tij por ende shpreson se reforma në drejtësisë do të zgjidhe padrejtësinë. “Ka ikur dhe një vit tjetër, dhe drejtësia ka vonuar sërish. Të vrarët në Bulevard u rivranë në gjykatë por drejtësia nuk vonon. Vigjilja e 21 janarit e bëjnë lënguese spazmën, e shpërthen mllëfi i padurimit, që i adresohet politikës, qeverisë, mua pa dyshim,” tha Rama.

“Në këtë ditë të vitit, për ata burra që u vranë në këtë Bulevard 7 vite më parë, është kthyer në një moment të pazakontë përkujtimi, në një boshllëk të drejtësisë së munguar. Një pasqyrë kombëtare e betejës së shpallur në 3 vitet e fundit për një reformim drastik të sistemit të drejtësisë ku në çdo hap përballemi me celulat anti-reformë.

Ziveri, Faiku, Hekurani dhe Aleksi nuk janë më në jetë prej 7 vitesh. Fëmijët e tyre 7 vite më të rritur, plaga e padrejtësisë në shpirtin e familjarëve, 7-fish më e madhe. Të vjen në mend shprehja latine: “Ja vlen të shkatërrosh botën për të vendosur drejtësinë në këtë, apo atë jetë”, tha ndër të tjera Kryeministri Rama në takimin e përvitshëm me familjarët.

Më pas kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga familjarët e viktimave zhvilloj homazhe para kryeministrisë dhe përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY