Keto jane zonat qe mbulohen pasdite nga bora

Keto jane zonat qe mbulohen pasdite nga bora

161
0
Shares

Reshje te forta shiu dhe bora do të shoqërojnë pjesën më të madhe të vendit ditën e sotme.

Sipas parashikimit të Meteoalb, shtrirja e dëborës do të jetë në lartësi deri në 300 metra mbi nivelin e detit. Përmirësimi i motit do të ndodhë gjatë mesnatës së sotme.

 

 

Për sa i përket temperaturave, ato do të kenë rënie gjatë pasdites së sotme dhe gjatë natës që vjen pas.

Dita e diel nis me vranësira e reshje të pakta por mesdita sjell intensitet mesatar deri të lartë të shirave në pjesën më të madhe të Shqipërisë por dëborë të dendur në zonat malore. Pasditja dhe mbrëmja zgjerojnë shtrirjen e dëborës deri në 300 – 400 m mbi nivel deti por zonat me reshje do të jenë të pakta, kryesisht ato Lindore. Gjatë natës pritet përmirësim i motit ndërsa zonat Lindore dhe kryesisht Juglindja, mbeten me reshje të pakta dëbore,” shkruan Meteoalb.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY