Skifteri shqiptar habit karabinierët italianë në katin e pestë

Skifteri shqiptar habit karabinierët italianë në katin e pestë

253
0
Shares

Një 24-vjeçar shqiptar ka guxuar të dalë nga dritarja e katit të pestë të një vile në Itali që po e grabiste.

Eduard Nezha u hodh nga dritarja kur pa se  policia e Parmës ushtroi kontroll në shtëpinë e dajës së tij me inicialet T.D. shkruan “ParmaPress24”.

24-vjeçari duke u kacavjerrë tek ulluqet e shiut u përpoq t’i shmangej karabinierëve, por plani i tij nuk shkoi si duhej. Pasi ra nga ulluku, u dërgua menjëherë në spital ku ndodhet në masë arresti.

Sipas mjekëve Nezha pësoi plagë e thyerje në disa pjesë të trupit. Megjithatë vëllai i tij 22-vjeçar arriti t’ia mbathë. Mediat italiane raportuan se policia sekuestroi në shtëpinë e dajës së tyre një shumë parash, celularë, ora Rolex, që arrinin vlerën e 40 mijë eurove.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY