Takimi Bushati-Kotzias, nesër dita e tretë, a do të bie ligji i...

Takimi Bushati-Kotzias, nesër dita e tretë, a do të bie ligji i luftës

168
0
Shares

Takimi Bushati-Kotzias vijoi në ditën e dytë të bisedimeve në Korcë në përpjekje për të zgjidhur një sërë cështjes të mbetura pezull mes dy vendeve. Bisedimet e një ditë më parë zgjatën 4 orë  dhe më pas dy minitsrat e jashtëm darkuan në një restorant afër pazarit, ndërsa edhe sot nuk është dhënë asnjë informacion.

Pritet të jetë progres lidhur me shfuqizimin e ligjit të luftës, pronat apo problemet konsullore. Më e vështirë konsiderohet çështja e kufirit detar, ku ende nuk ka të dhëna se në ç’pikë kanë avancuar negociatat.

E vetmja çështje që tashmë konsiderohet e tejkaluar pas vendimit të qeverisë shqiptare është ajo e varrezave për ushtarët greke të rënë në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku pritet të nisë zbatimi i marrëveshjes mes dy vendeve.

Ndërsa sot përpara hotelit ku zhvillohej takimi qytetarë nga Lezha  protestuan për rastin e Pëllumb Marnikollajt, i cili humbi jetën gushtin e dy viteve më parë teksa mbahej i arrestuar në një komisariat të Athinës.

Ekspertiza doli në përfundimin se i riu vdiq pasi u hodh nga një lartësi e madhe, por familjarët nuk janë të bindur në vërtetësinë e saj. Me pankarta në duar ata kërkuan zbardhen e ngjarjes dhe vënien e autorëve para drejtësisë. E shoqja e Marknikollajt kërkoi zbardhjen e vrasjes duke iu drejtuar mediave përpara dritareve të sallonit ku zhvilloheshin bisedimet Bushati-Kotzias.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY