TABELA/Ky ishte gabimi që shkaktoi panikun e raketave në Hawai

TABELA/Ky ishte gabimi që shkaktoi panikun e raketave në Hawai

133
0
Shares

Një javë më parë banorët e Hawai e panë se cfarë pasojash mund të kenë nëse sistemi shtetëror i alarmit mbështet në një skemë elektronike, user interface (UI) që është ndërtuar të përdoret vështirë.

Një punonjës në Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave të Havait nxiti një paralajmërim urgjent të shtunën e kaluar duke treguar se një raketë balistike ishte gati për të goditur ishujt.

Impulsi juaj i parë mund të jetë të fajësosh punonjësin për krijimin e këtij alarmi të rremë mbarëkombëtar. Por në disiplinën e User Interface Design, nuk ka gjë të tillë si gabimi i përdoruesit. Softueri i dizajnuar mirë duhet të parashikojë nevojat e përdoruesve të tij, të japë mesazhe paralajmëruese të qarta kur përdoruesit janë gati të ndërmarrin veprime drastike dhe të mundësojë anulimin kur bëhen gabime të lehta.

Hidhini një sy kësaj skeme si më poshtë e cila është pikërisht ajo që u përdor nga punonjësi i emergjencave:


Punonjësi aksidentalisht klikoi “PACOM (CDW) – STATE ONLY” në vend të opsionit të ngjashëm me emrin “DRILL-PACOM (DEMO) STATE ONLY”, duke krijuar panik masiv deri sa një mesazh pasues 40 minuta më vonë zbuloi se ishte një gabim. Pergaditi droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY