Vlahutin ndërhyn në konfliktin Llalla-Lu: Ambasadori, rol të madh

Vlahutin ndërhyn në konfliktin Llalla-Lu: Ambasadori, rol të madh

81
0
Shares

Zyra e BE në Tiranë sapo ka publikuar një deklaratë për shtyp me të cilën mbështet rolin e ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu lidhur me reformën në drejtësi. Deklarata vjen vetëm pak orë pasi Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla deklaroi se ambasadori Lu ka bërë presion mbi prokurorët dhe vetë atë në lidhje me reformën dhe vetingun.

“BE shpreh vlerësimin më të lartë për angazhimin diplomatik të Ambasadës së SHBA në Tiranë dhe në veçanti të Ambasadorit të SHBA, Sh.T. Z. Donald LU. BE dhe SHBA bashkëpunojnë ngushtë për të mbështetur popullin shqiptar në krijimin e një sistemi gjyqësor plotësisht të pavarur, të përgjegjshëm, të paanshëm dhe profesional. Nisja e menjëhershme e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, i cili që prej javës së ardhshme do të mbikqyrë rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, është një tjetër angazhim i përbashkët BE SHBA”, thuhet në deklaratën e Vlahutin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY