SKANDAL/ KLSH denoncon: Po zhduken pasuritë e konfiskuara të krimit

SKANDAL/ KLSH denoncon: Po zhduken pasuritë e konfiskuara të krimit

315
0
Shares
Foto Ilustruese, nje hotel i bllokuar ne Vlore

Kontrolli i Lartë i Shtetit zbulon se 24 pasuri të konfiskuara të krimit janë “zhdukur” gjatë viteve 2016 dhe 2017. Ky fakt është konstatuar pas auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit në Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara për periudhën 2016-2017.

Në raportin që mban firmën e kreut të KLSH-së Bujar Leskaj mësohet se gjatë auditimit janë konstatuar mangësi dhe parregullsi në procedurat e dhënies me qira të pasurive që lidhen me mosaplikimin e saktë të elementëve të vlerës së pasurisë që jepet me qira, procedura jo të sakta gjatë veprimtarisë së administrimit të pasurive, që lidhen me, mangësi në procedurat e ndjekura për administrimin, inventarizimin dhe regjistrimin e tyre.

Grupi i auditimit, duke iu referuar datës së marrjes në dorëzim të pasurive konstatoi se, ka një diferencë midis pasurive të raportuara në raportin e aktivitetit të agjencisë dhe raportimit mujor të administratorëve të pasurive, për pasuritë që ata administrojnë, që konfirmon problematikën në këtë mënyrë regjistrimi. Kështu u konstatua një diferencë në numrin e pasurive të administruara, prej 15 pasurish për vitin 2016 dhe 39 pasurish në tetë mujorin e vitit 2017.

“Diferencat e këtij lloji dhe mbartja e tyre në bazë mujore, flasin për një mosrakordim të vazhdueshëm midis administratorëve, si dhe mosmbajtje të të njëjtit konvencion regjistrimi, pasi koordinatorët inventarin e pasurive e ndërtojnë në bazë të vendimeve të fundit dhe pasurive të marra në administrim, duke bërë një fshirje të ruajtjeve të mëparshme të pasurive për të cilat ka dalë vendimi i revokimit, si dhe të mos përfshirjes në të të pasurive të pa marra ndonjëherë në administrim”, thuhet në raportin e KLSH- së.

Audituesit e KLSH-së vënë në dukej faktin se punonjësit e njësisë nuk njohin mirë ligjin.

“Në opinionin tonë, AASPK përveç mangësive të identifikuara më sipër dhe të trajtuara në Raportin e Auditimit (të cilat nuk janë materiale dhe jo të përhapura), menaxhimi financiar dhe sistemi i kontrollit brendshëm në AAPSK-së nuk ka funksionuar si duhet, pasi punonjësit nuk kanë njohuri të plota mbi ligjin dhe për pasojë, drejtuesit nuk kanë mundur të bëjnë, siç duhet vlerësimin e efektivitetit të sistemit të menaxhimit financiar dhe kontrollit në këtë institucion i cili të jetë efektiv për të garantuar përputhshmërinë me aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë aktivitetin e institucionit”, thuhet në raport.

Auditimi

Kontrolli i Lartë i Shtetit bën të ditur se nga auditimi i përputhshmërisë, për sa i takon shkallës së zbatueshmërisë së rregullave, ligjeve, rregulloreve dhe politikave, si dhe realizimit të buxhetit (kriteret e auditimit të përputhshmërisë), në Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, gjatë auditimit janë konstatuar mangësi dhe parregullsi në procedurat e dhënies me qira të pasurive që lidhen me mosaplikimin e saktë të elementëve të vlerës së pasurisë që jepet me qira, procedura jo të sakta gjatë veprimtarisë së administrimit të pasurive, që lidhen me, mangësi në procedurat e ndjekura për administrimin, inventarizimin dhe regjistrimin e tyre.

“Si konkluzion, nga auditimi i përputhshmërisë dhe rregullshmërisë, i mbështetur në standardet Intosai dhe në Manualin e Auditimit të Përputhshmërisë së KLSH-së, i kryer në subjektin AAPSK, rezultuan mospërputhje nga kuadri ligjor dhe rregullator në fuqi (kriteret), të cilat nën gjykimin profesional të audituesit shtetëror të pavarur nuk janë materiale, efektet e të cilave justifikojnë dhënien e një opinioni të pakualifikuar të përputhshmërisë me theksim çështje. Gjatë verifikimit listës së objekteve të inventarizuar dhe të regjistrit të aktiveve të qëndrueshme konstatohet se janë kaluar dhe kontabilizuar në aktive të qëndrueshme (llogaria 218 ‘Inventar ekonomik’) edhe një sasi e aktiveve qarkulluese, (pra llogaria 327 ‘Objekte inventari’), për objekte të cilat nuk e kanë as rolin dhe vlerën si aktive të qëndrueshme si: makina kapëse dokumentesh, kosh plehrash, tabela dyersh e kështu me radhë kyçe, dryna, shirita, kosha letre, foto presidenti, zgjatues dhe USB etj, duke denatyruar vlerën reale të zërit kontabël. Nuk është bërë inventarizimi në fund të vitit i llogarive inventariale 311 ‘Materiale’ dhe 327 ‘Objekte inventari’, gjendje në magazinë. Në përfundim të invetarizimit, janë përgatitur listat për çdo llogari dhe për çdo nëpunës që ka në ngarkim mjetet dhe objektet inventariale, si dhe përmbledhësja e të gjitha kartelave të inventarit, të firmosura nga personat përgjegjës dhe anëtarët e komisionit të inventarizimit, por pa hartuar një raport nga komisioni i inventarizimit lidhur me inventarizimin fizik të aktiveve, vlerësim paraprak të cilësisë dhe kushtet e ruajtjes së tyre, gjendjen fizike për titullarin e institucionit dhe materialet që janë për të dalë jashtë përdorimit. Nuk ka dalë urdhër dhe nuk është kryer, inventarizimi në fund të vitit i llogarive të aktiveve të qëndrueshme dhe qarkulluese të aseteve dhe magazinës së administratorëve”, thuhet në raportin e KLSH-së.

Rekomandimi, Kontrolli i Lartë i Shtetit, kryeni inventarizimin sipas ligjit

Për zgjidhjen e situatës KLSH rekomandon që strukturat drejtuese dhe menaxhuese të këtij institucioni, të kryejnë inventarizimin e të gjitha aseteve të qëndrueshme dhe qarkulluese, për të dy aktivitetet e këtij institucioni sipas legjislacionit në fuqi. Nga strukturat menaxhuese të sistemohen në kontabilitet dhe të bëhet ndarja ligjore midis aktiveve të qëndrueshme dhe aktiveve qarkulluese. gsh

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY