Flet doktoresha që qëndroi me Agollin në castet e fundit

Flet doktoresha që qëndroi me Agollin në castet e fundit

61
0
Shares

Shefja e Reanimacionit, Alma Cani e cila ka ndjekur nga afër situatën shëndetësore të shkrimtarit Dritëro Agolli, tha për mediat se ai kishte një javë i shtruar në spital.

Ajo shpjegoi se shkrimtari vuante prej vitesh nga probleme kronike të mushkërive dhe probleme kardiake.

Këto probleme sipas saj u rënduan më tepër pas paraqitjes së tij në spital.

Cani: Përpara një jave, shkrimtari i madh Dritëro Agolli paraqitet në spitalin tonë, vuante prej vitesh nga probleme kronike të mushkërive, probleme kardiake për të cilat ai është asistuar në shtëpi dhe në momentin e ardhjes problemet respiratore dhe të ritmit kardiak të zemrës u rënduan. Plus këtyre dhe probleme cerebrale, duke u futur në kondicionet e një sufiçence multiorganore për të cilën u asistua në mënyrë intensive dhe të kualifikuar duke bërë asistencë invasive për problemet që ai paraqiti. Pavarësisht asistencës dhe trajtimit intensiv, ai ndërroi jetë përpara një ore.

Ishte i intubuar?

Po.E patëm në asistencë respiratore për dy-tre ditë, pas daljes nga aistenca respiratore sërish situata u rëndua dhe në këto kushte pavarësisht ndihmës dhe asistencës ai nuk mundi ta kalonte./Oranews.tv

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY