Pezullohet nga detyra Shefi i Hetimit të Krimit në drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit në Korçë, Edmond Çela. Edmond Çela është pezulluar nga SHÇBA, pasi është pronari i linjës së autobusit ku u sekuestrua dje sasia prej 2 kg heroina, që kishte destinacion Greqinë.
Çështja e heroinës së sekuestruar në Kapshticë i ka kaluar Krimeve të Rënda. Policia lokale po vijon hetimet për mundësinë e implikimit të personave të tjerë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike me Greqinë.
Pjesë e hetimit do të jetë edhe oficeri i policisë i pezulluar nga detyra Edmond Çela, ndërsa deri tani i arrestuar është vetëm shoferi i autobusit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/