Lulzim Basha: Dritëroi i madh transformoi letërsinë shqipe

Lulzim Basha: Dritëroi i madh transformoi letërsinë shqipe

57
0
Shares

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha komentoi sot humbjen e shkrimtarit dhe poetit Dritëro Agolli.

“Kombi shqiptar humbi sot kolosin e letrave shqipe, poetin tone të madh, shkrimtarin e njerëzve të vërtetë, Dritëro Agollin. Familja e tij, miqtë dhe të dashurit, lexuesit, shqiptarët kudo ku ndodhen ndajnë sot dhimbjen për ndarjen nga jeta të babait, bashkëshortit, mikut dhe gjeniut të letrave shqipe.

Pak shqiptarë kanë ndikuar në ndërgjegjen dhe emocionet tona si Dritëroi i madh. Ai transformoi letersine shqipe duke emancipuar shoqërinë shqiptare me veprën e tij për të mirën dhe të keqen, për njerëzit e thjeshtë, për dashurinë për vendlindjen dhe atdheun.

Kam patur nderin dhe privilegjin ta njoh, ta takoj dhe ta dëgjoj nga afër Dritëroin sepse dera e tij e madhe ishte gjithnjë hapur. Vepra e tij është e përjetshme. Në paqe u prehtë shpirti i tij”, shkruan Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY