LETRA/ Ish-shefi i FBI-së i përgjigjet Trump: Një President të pushon nga...

LETRA/ Ish-shefi i FBI-së i përgjigjet Trump: Një President të pushon nga puna edhe pa arsye

90
0
Shares

Vendimi i shkarkimit të drejtorit të FBI-së nga presidenti Trump, ka shkaktuar shumë polemika dhe pas çdo ditë shfaqet një tjetër version apo opinion ndryshe rreth kësaj.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Huckabee Sanders tha për mediat se ka patur një “lëkundje besimi” tek z.Comey përgjatë vitit të fundit, pas disa hapave të gabuara të marra prej tij.
Nga ana e tij, ish-shefi i FBI-së deklaroi se shkarkimin e kishte mësuar nga televizori, teksa po drejtonte një mbledhje me agjentët e zyrës së Byrosë në Los Angeles. Ai gjithashtu shtoi se nuk ka ndërmend të shpenzojë kohën e tij duke mendur rreth vendimit të Trump-it apo mënyrës se si iu dha lajmi i pushimit.
Në një letër drejtuar të gjithëve, ish-drejtori i FBI-së, shkruan: “Një president mund të pushojë një drejtor FBI-je për çdo lloj arsye, ose për asnjë të vetme. Por gjithsesi, tani kjo ndodhi dhe unë do të jem mirë, edhe pse do të më mungojë pafund misioni im.” Mendohet se arsyeja e vërtetë e lëvizjes së tij nga detyra ditën e martë ka qenë angazhimi i Comey-t në një hetim rreth ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet presidenciale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY