Braktisën fëmijët e mitur në Itali dhe u kthyen, procedohen penalisht dy...

Braktisën fëmijët e mitur në Itali dhe u kthyen, procedohen penalisht dy prindër në Shqipëri

116
0
Shares
Foto Ilustruese

Policia Kufitare e Rinasit ka proceduar penalisht dy shtetas pasi kanë braktisur fëmijët e tyre të mitur në shtetin fqinj, Itali.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Rinas u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasin L. Gj., 52 vjeç, banues në Belsh pasi më datë 16. 09. 2017, ka udhëtuar së bashku me djalin e tij të mitur A. Gj., 15 vjeç, drejt Italisë, dhe është kthyer vetëm ndërsa fëmijën e ka braktisur në Itali.

Po më datë 18. 01. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin N. S., 51 vjeç, banues në Elbasan pasi më datë 30. 09. 2017, ka udhëtuar drejt Italisë së bashku me djalin e tij të mitur F. S., 16 vjeç, dhe është kthyer vetëm ndërsa fëmijën e ka braktisur në Itali.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY