VIDEO GALERI/ Djali mbahet padrejtësisht në burg, ja çifti i të moshuarve...

VIDEO GALERI/ Djali mbahet padrejtësisht në burg, ja çifti i të moshuarve që protestuan poshtë zyrës së Arta Markut

144
0
Shares

Një çift të moshuarish nga Fushë Kruja kanë kërkuar me çdo kusht të takojnë Kryeprokuroren Arta Marku, lidhur me çështjen e djalit të tyre. Besim dhe Zene Masha kanë kërcënuar me vetëvrasje në rast se nuk do t’ju mundësohej takimi me Kryeprokuroren, për të kërkuar drejtësi për djalin, që sipas tyre mbahet padrejtësisht në burg, pa asnjë provë.

“Nuk e dua jetën më, pa djalin, dua të takoj Arta Markun ose nuk e dua më jetën. Ai po mbahet padrejtësisht në burg. Fillimisht u tha se nuk ka prova, por po e mbajnë në burg”, u shpreh Besim Masha, babai i djalit.

Ata qëndruan për disa minuta të ulur pranë prokurorisë dhe fillimisht nuk u lejuan që të futen, por pas njohjes me kërkesën për ta takuar, Arta Marku ka pranuar që të presë çiftin nga Fushë Kruja për t’u njohur me problemin e tyre. Takimi sipas prindërve ishte i frytshëm, pasi pas daljes nga Prokuroria e Përgjithshme deklaruan se gjithçka ia lënë drejtësisë.

“Kryeprokurorja na priti, më bëri qejfin, tani ia lëmë drejtësisë. Nëse djali e ka bërë le të bëjë 100 vite burg”, deklaruan prindërit nga Fushë Kruja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY