EMRAT/ Tiranë, “Shigjetat”prangosin 4 të rinj, tregtonin drogë pranë gjimnazeve

EMRAT/ Tiranë, “Shigjetat”prangosin 4 të rinj, tregtonin drogë pranë gjimnazeve

118
0
Shares

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shigjetat”, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, kanë  arrestuar në flagrancë …

  • Spartak Perpalaj, 21 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”
  • Frans Meta, 19 vjeç, banues në Tiranë,
  • Olsijan Kurtaj, 20 vjeç, banues në Tiranë,
  • B. H., 17 vjeç, banues në Tiranë,

Në bazë të  informacioneve të marra në rrugë operative nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtim të goditjes së veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e narkotikëve, ka rezultuar se shtetasit Spartak Perpalaj, Frans Meta, Olsijan Kurtaj dhe B. H.,në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin aktivitetin e kundërligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar të llojit “Cannabis Sativa” pranë shkollave të mesme në qytetin e Tiranës. Mbi bazën e këtyre informacioneve është organizuar puna dhe të lartpërmendurit janë kapur në flagrancë në rrugën  “Gjergj Legisi”, në afërsi të një shkolle të mesme.

Në momentin e ndalimit nga ana e Policisë këta persona kanë hedhur në tokë tre qese farmaceutike me 11,2 gramë me bimë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa, të ndarë në porcione dhe gati për  shitje,  të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë, për veprat penale të ‘’Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/2 i  Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY