Mblidhet Këshilli i Mandateve, PS shtyn ndryshimin e ligjit për (mos)arrestimin e...

Mblidhet Këshilli i Mandateve, PS shtyn ndryshimin e ligjit për (mos)arrestimin e deputetëve

90
0
Shares

Këshilli i Mandateve dhe Rregullores ka hequr nga rendi i ditës propozimet e PS-së për ndryshmet në rregulloren e Kuvendit në rastin e arrestimit të deputetëve për të reflektuar ndryshimet kushtetuese të miratuara në paketën e reformës në drejtësi.

Eduard Halimi i PD-së kundërshtoi këtë propozim të PS-së, ndërsa theksoi se kjo nismë e 12 janarit nuk mund të futet në kalendar, pasi rregullorja cakton se ajo mund të përfshihet pas 2 javësh. Halimi pyeti të gjithë deputetët e mazhorancës se “Pse nxitoni ta bëni këtë ndryshim të rregullores?”, ndërsa sugjeroi që kjo nismë të futet në kalendar pas datës 26 janar.

“Nisma e 12 janarit s’mund të futet në kalendar. Rregullorja thotë se futet në kalendar pas 2 javësh. Pse nxitoni ta bëni këtë ndryshim të rregullores? Kjo nismë të futet në kalendar pas datës 26 janar”, tha Halimi. Propozimi u hodh në votim dhe u vendos të mos futet në kalendarin e punimeve të paktën këto dy javë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY