ARTAN FUGA/ Reformimi Akademisë së Shkencave, jo lojëra kulimash

ARTAN FUGA/ Reformimi Akademisë së Shkencave, jo lojëra kulimash

134
0
Shares

Në vëmendje të z. Kryeministër Edi Rama,

të Presidentit të Republikës z. Ilir Meta,

të Ministres së arsimit, znj. Lindita Nikolla,

të sekretarit të akademisë së shkencave z. Vasil Tole

———————-

Artan Fuga

Pa platformë të thellë të pranuar nga i gjithë komuniteti i shkencëtarëve, profesorati, kërkuesit shkencor,

pa mirëkuptimin e trupave kolektive që bartin sovranitetin popullor,

pa një vendimarrje kolektive të akademikë për një platformë strategjike të vërtetë nuk mund të ketë reformim të akademisë së shkencave.

Reformimi i vërtetë ka nevojë fillimisht për një platformë strategjike të gjithë pranuar.

Jo për lojëra kulisash ku nuk mungojnë të përfshihen edhe ata ose ato që duhet të jenë nxitësit e reformës.

Akademia e shkencave duhet rithemeluar nga e para,

me koncepte të reja metodologjike,

me njerëz të rinj që ta drejtojnë,

me akademikë të rinj që të mbushin radhët e saj,

pa akademikë që punojnë në administratë,

pa akademikë të përjetshëm, se në këtë botë Zoti nuk ka bërë gjëra të përjetshme,

me akademikë që hyjnë, punojnë, dalin në pension, ju lënë vendin të tjerëve,sikurse cdo profesor, a puntor në këtë botë,

me oponenca të forta ndërkombëtare jo me oponentë shokë e miq,

jashtë akademikët nga cdo administratë, qoftë edhe administrata e akademisë,

me akademikë qe janë të integruar në grupe pune shkencore brenda dhe jashte vendin, jo në pension, në shtepi të tyre, në administratë ose të papunë,

në pararojë të mendimit dhe të praktikave shkencore në vend dhe jashtë tij,

me matje të kontributit të saj në GDP e vendit,

se akademikë pa vepra nuk mund të ketë,

me projekte mendimi për sot e për pesëdhjetë vitet e ardhshme,

jo restaurimit në akademinë e shkencave si një vërtitje rreth kthimit të përjetshëm,

ata që e sollën në këtë pikë akademinë nuk mund të jenë aktorët e reformimit të saj, as partnerët e qeverisë për të bërë një akademi sipas kêrkesave të kohës,

legjitimizmi burokratik, frika nga e reja, kompromentimi personal me të vjetrën, po i marrin në qafë dhe politikat qeveritare që njerëzit përgjegjës nuk i dinë fare cilat janë, çfarë kërkojnë,

vegjetojnë në paaftësi totale!

Në mos veprim, në shkëmbime shkresash qesharake plot burokraci të thatë pa mendim..

Duhet sy kritik ndaj paradigmave që janë kalbur në dogma,

jo ku këmbë akademiku ose profesori i huaj nuk viziton apo bashkepunon,

me debate shkencore,

me strukturë të re të brendshme jo me seksione që i ndajnë shkencat sipas fushave,,

me objektiva të reja,

për një hapje të re drejt botës së kërkuesve shqiptarë,

e integruar në akademitë perëndimore,

me fonde të marra me punë jo si grante shtetrore që vijnë si pensione, si honorare,

jo me botime titujsh që cdo shtepi botuese private mund t’i botoje ose i boton,

libra të kalbur në sirtare,

pa revista të vërteta me faktorë impakti e open acces,

ku këmbë a dorë i huaji nuk shfaqet për ta lexuar ose shkruar në të,

Harxho parà publike pa bërë llogaritë se si u harxhuan,

me mënyrë tjetër funksionimi jo si strukturë vertikale kazerme,

e shkëputur nga politika,

me strategji të re botimesh,

me llogari në harxhimin e lekëve,

si bashkësia përfaqësuese e të gjithë novatorëve në Shqipëri,

me procedura pranimesh krejt të tjera nga trafiqet e pastra të influencave,

akademiku të mos e masi punën e tij njësoj si një doktor shkencash në një katedër.

As si militant.

Akademia nuk është një sekt i mbyllur ku askush nga jashtë saj nuk di se çfarë bëhet atje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY