Edi Rama merr seriozisht ankesat e kuksianëve

Edi Rama merr seriozisht ankesat e kuksianëve

131
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka marrë seriozisht ankesat e kuksianëve se ai nuk po i kushton vëmëndje aeroportit tashmë të ndërtuar në Kukës por projekton aeroporte të reja në jiug të vendit. Kryeministri njofton se më në fund ka një kontakt serioz edhe për Kukësin.

Ai ka besim që kësaj radhe aeroporti mund të vihet në punë.

Lajm i mirë (si për inat të atyre që vunë kujën pse Vlora jo Kukësi): Më në fund një kontakt serioz për aeroportin e Kukësit. Të shohim. Kam besim”, shkroi Rama në një postim në Facebook.

Në muajin Prill 2016, qeveria arriti marrëveshjen me kompaninë koncesionare që menaxhon Aeroportin e Rinasit, duke i hequr asaj ekskluzivitetin për të gjitha fluturimet, në të gjithë Shqipërinë. Arritja e kësaj marrëveshje i hapi rrugën përdorimit të Aeroportit të Kukësit për fluturime ndërkombëtare, por megjithëse kanë kaluar pothuajse dy vite, asgjë nuk është bërë për nisjen e aeroportit të Kukësit.

Në muajin qershor pritet të hapet kantieri për ndërtimin e aeroportit të Vlorës i cili do të ndërtohet në zonën e Akernisë në afërsi të qytetit të Vlorës me sa duket nga konsorciumi i tre kompanive turke: Cengiz Construction; Kalyon Construction dhe Kolin Construction.

Vlera e investimit është 98 milion euro dhe e gjitha do të jepet nga operatori privat e jo nga buxheti i shtetit. Më pas menaxhimin e aeroportit do ta ketë grupi investitor ndërsa qeveria do t’i garantojë rrezikun e fluksit të fluturimeve. Forma e kontratës do të jetë sipas formulës Partneritet Publik – Privat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY