VITI 1969/ Ngjarja në Portin e Durrësit, dy vajzat durrsake që u...

VITI 1969/ Ngjarja në Portin e Durrësit, dy vajzat durrsake që u damkosën në vendet intime pas seksit me marinarët grekë

505
0
Shares

Në Durrës, përpara viteve ’90, dy femra njiheshin me nofkën e çuditshme “vula”. Sa herë që kalonin nëpër rrugët e qytetit, bashkëmoshatarët e tyre, i thonin njëri tjetrit, shiko po kalon vula. Këtë nofkë ata e kishin peshqesh nga marinarët e një anije greke të cilët i kishin damkosur vajzat në organet intime.

Ngjarja ka ndodhur 48 vjet më parë, në mjediset e një anije greke e cila ankorohej shpesh në portin e Durrësit pasi sillte mallra importi për llogari të vendit tonë. Gjatë kësaj periudhe marinarët grekë krijuan marrëdhënie intime me dy vajza durrsake të cilat punonin në port në sektorin e spontimit. Puna ja donte që ato të ngjiteshin në mjediset e anijes, të cilat ruheshin nga kufitarë me automatikë, për të llogaritur mallrat që përpunoheshin nga anija.

Në këmbim të produkteve aq shumë të preferuara  të importit, sikurse kanë qenë në atë kohë çamçakëzët, syzet e diellit, deodorantët, golfet, orët e dorës e të tjera të kësaj natyre, vajzat ofronin seks për marinarët e huaj. Kur vajzat kërkuan ti jepnin fund kësaj marrëdhënie dhe bënë seks për herë të fundit, marinarët lanë gjurmën e pashlyeshme duke vulosur vajzat në organet intime.

Më pas u mësua saktësisht se ishin drejtuesit e ekuipazhit të anijes greke ata që arritën të krijonin lidhje intime me punonjëset F. A, dhe D. S, në një kohë që çdo lëvizje e tyre survejohej nga dega e sigurimit te shtetit, e cila ruante “ non stop” lëvizjet e ekuipazheve të anijeve të huaja që ankoroheshin në portin detar.

Por grekët ia dolën që t’ia hidhnin jo vetëm kufitarëve që ruanin anijen, por edhe punonjësve të sigurimit të shtetit. Kapiteni i anijes greke dhe oficeri i parë futën në dorë 2 spontatoret, të vetmet që kishin të drejtë të futeshin në anijet e huaja për të spontuar mallrat që shkarkoheshin apo ngarkoheshin nëpër hambarë.

Për një kohë të gjatë, sa herë që anija greke ankorohej në portin e Durrësit, grekët kryenin marrëdhënie seksuale me vajzat e spontimit dhe në këmbim iu bënin atyre dhurata si çamçakëzë, rroba banjoje, deodorantë, syze dielli e të tjera sende përdorimi që në atë kohë ishin tabu për shqiptarët. Në kontaktin e fundit që grekët patën me vajzat, në shenjë ” kujtimi” ju vendosën vulën e anijes në rrëzë të kofshëve. Njëri prej marinarëve të asaj kohe, Ramadan L. e kujton këtë ngjarje, e cila bëri jo vetëm bujë tek banorët e qytetit, por shqetësoi edhe partinë e pushtetin e asaj kohe.

Kur ka ndodhur kjo ngjarje?
Me sa më kujtohet kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 1969. Unë isha marinar i ri dhe sapo kisha nisur punë në barkat e drurit në flotën tregtare. Dua të sqaroj se këto anije kryenin vetëm transport të brendshëm mallrash nëpër portet e Vlorës, Sarandës dhe Shëngjinit. Në atë kohë qeveria jonë pati bërë një kontratë ekonomike me një kompani lundrimi greke për transport malli nga vende të ndryshme. Më kujtohet se kjo kompani angazhoi një anije të tonazhit të rëndë që quhej që “Maria ” e që punoi për një kohë të gjatë për llogari të vendit tonë. Ajo kishte ekuipazh grek të përzier me marinarë aziatikë, kryesisht filipinas. Anija greke për muaj me radhë transportonte sheqer për llogari tonën dhe për këtë qëllim kryente lundrime në Brazil dhe Kubë, pra rrugë shumë të gjata.

Si e kujtoni këtë histori?
Siç thashë më parë, marinarët e anijes greke bënin rrugë të gjata dhe kur mbërrinin në Durrës ndjenin uri seksuale. Ata ishin mësuar në portet e huaja në të cilat kur zbrisnin në tokë bënin qejf me të gjithë kuptimin e fjalës duke llogaritur pa dyshim femrat dhe lokalet e natës. Por te ne ata nuk i linte kush të ndjeheshin të lirë. Për të dalë nëpër qytet duhej të merrnin leje me shkrim e me vulë te autoriteti portual dhe duhej që të lëviznin në grup dhe me orar të caktuar. Përveç kësaj, ata ndiqeshin në çdo hap të tyre nga njerëzit e sigurimit të shtetit që quheshin survejuesa. Në port ishin nja 10 të tillë që kishin në dispozicion autovetura për të ndjekur marinarët e huaj. Por edhe pse në këto kondita ata arritën që të shtinin në dorë dy vajza që ishin punonjëse porti në sektorin e spontimit.

Si e realizuan këtë lidhje detarët grekë?
Të vetmet që mund të ngjiteshin në anije në atë kohë ishin vetëm spontatoret. Ato kishin për detyrë të regjistronin nëpër blloqet e tyre mallrat që ngarkoheshin apo shkarkoheshin nga anijet. Meqenëse personazhet e kësaj historie janë në jetë do të përdor vetëm inicialet e tyre. Në port kishin filluar punë vajzat F. A. dhe D. S., në atë kohë fare të reja dhe mjaft simpatike. Që të dyja u caktuan me punë në anijen greke. Kapiteni dhe oficeri i parë nisën t’i gjuanin me takt vajzat pa rënë në sy të kufitarëve që ruanin anijen “ non stop”. Dhe si e kanë këto punë, vajzat u joshën dhe nisën bisedat me marinarët grekë pa rënë në sy të kurrkujt. Prej tyre morën dhuratat e para simbolike sikurse ishin çamçakëzët dhe sapunë aromatikë, shkurt nisi lidhja mes tyre. Gjërat u trashën dhe mes tyre nisën edhe marrëdhëniet intime.

Në çfarë pjese të anijes kontaktonin?
Atëherë u tha se kontaktet i kryenin në hambarët e anijes, por unë isha i mendimit se duhet të ishin përdorur edhe kabinat e marinarëve. Gjendej koha kur duhej të punohej brenda hambarëve të anijes. Njëra punonte tjetra shkonte në kabinë dhe anasjelltas.

Po më pas çfarë ndodhi me këtë lidhje të rrezikshme?
Duket se kur kontratës se anijes po i vinte fundi, por ndoshta edhe se vajzave ju kishte hyrë frika se mos kishin rënë në sy të njerëzve të sigurimit apo të bashkëpunëtorëve të tyre, ato vendosën që të kontaktonin edhe një herë me marinarët grekë dhe më pas t’i jepnin fund kësaj historie. Grekët pasi mbaruan punë me vajzat kishin marrë me vete vulën e anijes, të cilën e përdorën duke vulosur vajzat në rrëzë të kofshëve.

Si u zbulua historia e dy vajzave të portit me marinarët grekë?
Një ditë teksa bënin plazh në Currila me disa shoqe, njërës prej vajzave që punonte në port, i vunë re vulën rrëzë kofshëve. Por ndërkaq ato kishin rënë në sy të partisë dhe të pushtetit pasi visheshin bukur, parfumoheshin dhe mbllaçitnin çamçakëzë. Pra historia e tyre u zbulua dhe më pas atë e mori vesh i gjithë Durrësi. Si përfundim ato u përjashtuan nga porti detar përgjithmonë dhe u dërguan të punonin në fermë, atëherë ajo quhej punë edukuese. Ndërsa për shumë vjet këtyre vajzave ju vendos nofka ” Vula”. Që nga ajo ditë e deri në vitin 1991, vajzat që punonin si spontatore në port ishin të detyruara të qëndronin në krye të shkallëve të anijes apo buzë hambarëve në mënyrë që të ishin nën vëzhgimin e kufitarëve. Shqiptarja.Com

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY