EMRI & FOTO. Pritë kur kthehej nga Rinasi – Merret vendimi për...

EMRI & FOTO. Pritë kur kthehej nga Rinasi – Merret vendimi për autorin, vrau emigrantin se i ngacmoi motrën

190
0
Shares
Luigj Gjergji

Vrau emigrantin se i ngacmoi motrën, dënohet me 20 vite burg. Ky është vendimi i Gjykatës së Parë të Shkodrës për Eduart Hulej, i cili ekzekutoi me breshëri automatike 24-vjeçarin Luigj Gjegjin. Gjykata vendosi 10 vite burg edhe për bashkëpunëtorin e tij në krim, shtetasin Akil Gradeci.

Ngjarja ku mbeti i vrarë i riu, ndodhi më 9 tetor të vitit 2015-të në fshatin Stajkë, sot pjesë e Bashkisë Vau i Dejës. Luigj Gjergji, nga fshati Pistull, u gjet i vdekur brenda mjetit të tij, teksa ishte qëlluar me armë zjarri.

Gjatë seancave që kanë zgjatur 2 vite deri në dhënien e dënimit, dëshmitë dhe prova e siguruara nga Policia dhe Prokuroria kanë bërë që trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Sokol Shehu, t’i deklarojnë fajtorë shtetasit Eduart Hulej dhe Akil Gradeci.

Ky i fundit ka kërkuar pafajësinë duke thënë në sallën e gjyqit se nuk ka pasur dijeni se çfarë ka bërë shoku i tij. Nga ana tjetër, i pandehuri Eduart Hulej dhe avokatja e tij e mbrojtjes kanë pranuar vrasjen, por kanë kërkuar ndryshimin e cilësimit të akuzës, duke mos pranuar që vrasja të ketë qenë me paramendim.

“Jemi takuar rastësisht dhe pas një debati, pata frikë se Luigj Gjergji mund të më vriste, ndaj e qëllova. Unë nuk kam dashur ta vras dhe këtë nuk e kam bërë me paramendim, por ka qenë një ngjarje e çastit”, mësohet të ketë thënë Eduart Hulej në sallën e gjyqit.

Pavarësisht këtij pretendimi, Prokuroria tha se provat tregojnë mjaftueshëm se Eduart Hulej ka mirëorganizuar vrasjen e Luigj Gjergjit, ndërsa shoku i tij, Akil Gradeci, e ka ndihmuar në këtë krim. Sipas Prokurorisë, të dy këta shtetas kishin komunikuar më përpara.

Në këtë mënyrë, Prokuroria kërkoi 30 vite burg për Eduart Hulej dhe 15 vite për Akil Gradecin. Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër pranoi kërkesën e Prokurorisë, por të dy ata përfituan nga gjykimi i shkurtuar, teksa iu ul 1/ 3 e dënimit. Përfundimisht, Eduart Hulej do të vuajë 20 vite burg dhe shoku i tij, Akil Gradeci, 10 vite burg.

Ngjarja ku mbeti i vrarë 24-vjeçari ndodhi teksa ai po kthehej nga Rinasi ku kishte përcjellë të ëmën për në Greqi. Rreth orës 02:15 të 9 tetorit 2015, atij i është zënë pritë. Luigj Gjergji po udhëtonte me mjetin tip “Audi”, me targë greke NZP8147, dhe në aksin rrugor Shkodër-Vau Dejës, Eduart Hulej i ka zënë pritë duke e qëlluar me breshëri automatiku.

Ai humbi jetën në vendin e ngjarjes pa pasur mundësi që të transportohej drejt urgjencës në spitalin e Shkodrës. 24- vjeçari, pas breshërisë me automatik që ka marrë makina e tij, me të cilën po udhëtonte, ka përfunduar në një kanal me ujë në anë të rrugës. Në atë orë të vonë e kanë qenë banorët e zonës, ata që kanë lajmëruar Policinë, pasi kanë dëgjuar të shtënat e kallashnikovit.

Pas njoftimit, forcat e Policisë menjëherë kanë mbërritur në vendngjarje dhe gjetën të riun që kishte humbur jetën nga plumbat e shumtë, që ka marrë kudo në trup. Menjëherë pas ngjarjes, Policia shpalli në kërkim shtetasin Eduart Hulej dhe Akil Gradeci. Në vetëm pak ditë pas vrasjes, Policia arriti që ta zbardhte ngjarjen.

Eduart Hulej, sipas burimeve policore, ka vrarë shtetasin Luigj Gjergji pasi ky i fundit kohë më parë i kishte ngacmuar motrën. Viktima dhe autori, pak ditë para vrasjes, kishin pasur edhe një debat të fortë mes tyre. Pas debatit, Eduart Hulej i ka zënë pritë duke qëlluar 24-vjeçarin Luigj Gjergji dhe duke e lënë të vdekur në vend. Në vendngjarje u sekuestruan 10 gëzhoja automatiku. Panorama

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY