Departamenti Amerikan i Financave, zyra për kontrollin e aseteve të jashtëm, e ka azhurnuar listën e sanksioneve për organizata dhe individë nga e gjithë bota.
Në këtë listë janë përfshirë edhe disa zyrtarë dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës.
Lista e ashtuquajtur e zezë është freskuar dje, më 3 shkurt, transmeton lajmi.net.
Në këtë listë është përfshirë edhe Lavdrim Muhaxheri, kasapi nga Kosova që po lufton në radhët e ISIS-it në Siri dhe Irak.
Përveç kësaj, aty ka mbetur edhe kryetari i Nismës për Kosovën, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj.
Befasisht, në listën e zezë të Amerikës gjendet edhe kryetari i ri i Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Naser Kelmendi bashkë me djemtë e tij është po ashtu në listë. Ai po gjykohet për krim të organizuar në Bosnjë dhe Kosovë.
Sa u përket serbëve, çuditërisht në këtë listë të freskuar gjendet ende emri i Sllobodan Millosheviqit edhe pse ka vite që ka vdekur në burgun e Hagës.
Aty është edhe Millorad Dodik, kryetari Republikës Serbe të Bosnjës. Marko Jakshiq po ashtu është në listë.
Deputetë tjerë të Kuvendit të Kosovës në listën e zezë janë edhe Daut Haradinaj e Rexhep Selimi, Rrustem Mustafa-Remi, ish deputet i PDK-së dhe Sami Lushtaku.
Më poshtë janë disa nga emrat e njohur të shqiptarëve në listën e zezë të Amerikës:
Ramiz Lladrovci
Naser Kelmendi
Lavdrim Muxhaeri
Haradin Bala
Fatmir Limaj
Daut Haradinaj
Sami lushtaku
Isak Musliu
Jonuz Musliu
Shefqet Musliu
Rrustem Mustafa
Rexhep Selimi
Azem Syla
Emrush Xhemajli
Sami Ukshini
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/