EMRI & FOTO GALERI/ Ndahet tepsia në Shkodër, banakieri bëhet drejtor i...

EMRI & FOTO GALERI/ Ndahet tepsia në Shkodër, banakieri bëhet drejtor i Hipotekës

370
0
Shares

Kryefjala e kryeministrit Edi Rama në fushatën e zgjedhjeve të 25 Qershorit, ishte reformimi i administratës shtetërore. Rama shpiku edhe disa fjalë kyçe gjatë fushatës, siç ishte çuarja e tepsisë për skrap, duke akuzuar edhe LSI-në se ajo kishte bërë emërime politike gjatë 4-vjeçarit të mandatit të parë.

Kryeministri paralajmëroi se pasi të fitonte zgjedhjet, do të hapte konkurs për drejtues të institucioneve kyçe në administratë. Zgjedhjet i fitoi i vetëm, ndërsa ende pa u betuar qeveria e ri, Rama filloi të shkarkonte drejtuesit e Hipotekave, spitaleve, burgjeve.

Në fakt, Rama nuk bëri asgjë tjetër, vetëm se hoqi njerëzit e partive të tjera nga puna, duke emëruar në vend të tyre militantë të PS-së. Por, ditën e djeshme Ministria e Drejtësisë bëri publike emërimet e drejtuesve të Hipotekave në disa qytetet të Shqipërisë.

Mësohet se në krye të Hipotekës në Shkodër është vendosur Zamir Leka, i cili është një aktivist i PS-së në këtë qytet.

Në profilin e tij në ‘Facebook’, Leka shfaqet në banakun e një lokali, duke punuar si banakier. Por duket se fati i ka ndritur Lekës, i cili me angazhimin e tij në PS-së është shpërblyer, duke u vendosur në krye të Hipotekës së Shkodrës. Ky emërim do i shkonte përshtat edhe sloganit të kryeministrit: Punë ka, po nuk ka profesionistë. ShkodraNews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY