STOP/Kur të ndërtojnë një urë mbi dritaren e shtëpisë

STOP/Kur të ndërtojnë një urë mbi dritaren e shtëpisë

219
0
Shares

Fitim Ferhati, një qytetar nga Patosi, ankohet në emisionin “Stop” sepse i kanë vendosur një urë mbi dritaren e apartamentit. Ai e ka çuar problemin në Inspektoriatin Ndërtimor të Bashkisë së Patosit dhe ura u prish në muajin Dhjetor.

Por pas disa ditësh, Luan Levendi, pronari i lokalit që përdor urën, e ringriti atë.

Me mbërritjen e grupit të xhirimit të emisionit “Stop”, Bajram Bashkurti, drejtori i Inspektoriatit Ndërtimor tha se ura do të prishet sërish brenda 5 ditësh.

Nisur nga ky fakt, “i zoti” i urës nisi çmontimin e saj “me konsensus” të plotë.

“Unë jam Fitim Ferhati. Halli im qëndron në 10 vjet e kusur. Është bërë një urë pa leje, urë ndërlidhëse nga rruga kryesore te lokali. Lokali është sipër banesës time. 65 metra katrorë është shtëpia ime, 65 metra katrorë është lokali. Ka qenë, është prishur nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit para 25 ditësh dhe është vendosur prapë. Për këtë kam bërë dhe një ankesë në Bashki, por s’kam marrë përgjigje”.

Gazetari i emisionit “Stop” komunikoi me drejtorin e Inspektoriatit Ndërtimor Patos, Bajram Bashkurti, i cili premtoi se brenda 5 ditësh, ura do të prishet sërish.

“Ai e vendosi prapë pa leje. Brenda 5 ditëve, e kemi bërë njoftim ligjor dhe absolutisht do të hiqet!”, u shpreh drejtori Bashkurti.

Pronari i lokalit nisi menjëherë çmontimin e urës, të cilën e quajti provizore, pasi priste të komunikonte me Fitim Ferhatin.

“Mua kryetari më tha hiqe, por unë do flisja një herë me këtë”, tha Luan Levendi./ tvklan.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY