FIFA, frikë për manipulimin politik të zgjedhjeve në FSHF

FIFA, frikë për manipulimin politik të zgjedhjeve në FSHF

241
0
Shares

Zyrtarët më të lartë të FIFA-s kanë shprehur frikën e tyre se procesi i zgjedhjeve në federatën Shqiptare të Futbollit mund të ndikohet politikisht pas kandidimit të deputet te PS-së dhe ish-kryeministrit Bashkim Fino.

Në një intervistë për tv kombëtar top channel Pedro Pinto ish-gazetar i njohur i CNN dhe sot drejtor i komunikimit në UEFA, tregon për herë të parë qëndrimin e “qeverisë europiane të futbollit” për garën në FSHF dhe fushatën që po paraprin këtë proces zgjedhor.

Top Channel: Në rast të ndërhyrjeve politike, cili është qëndrimi i UEFA-s?

Pedro Pinto: Pozicionimi i UEFA-s në ndërhyrjet politike është shumë i qartë, 0 tolerancë. Kjo është pjesë e statutit të UEFA-s, statutit të FIFIA-s ashtu sic edhe ju e dini, për këtë arsye ne nuk do të lejomë asnjë ndërhyrje të politikës në cdo formë të futbollit. Sa i përket procesit të zgjedhjeve UEFA do të sjellë në Shqipëri një grup të fortë delegatësh që do të ndjekin procedurat dhe të sigurojnë mbarëvajtjen e procesit. Do të na duhet të sigurojmë kryesisht që delegatët të mos ndjejnë asnjë presion gjatë procesit të votimit dhe që vota të mbetet sekrete. Ne do të monitorojmë situatën nga shumë afër që çdo gjë që parashikon rregullorja të ndiqet dhe më pas do të kemi një raport nga delagatët tanë. Vetëm pas këtij procesi UEFA do të vlerësojë situatën.

Jashtë kontrollit të FSHF.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY