“Top ten” të Artan Fugës, ja pse e pëlqen edhe emisionin ...

“Top ten” të Artan Fugës, ja pse e pëlqen edhe emisionin Aldo Morning Show

155
0
Shares

Gjërat që më kanë shijuar më shumë në jetën e përditshme në vitin 2017?

1. Një drekë te Mrrizi i Zanave në Fishtë, sidomos mënyja e ëmbëlsirave që as Luigji i XIV besoj nuk i ka shijuar. Cfarë delikatesash…M’u duk vetja si mbretëreshë nazelie duke i provuar të dhjetë asortimentet që më shërbyen. E çfarë sjellje shefi dhe personeli!!! Sikur të isha në Romë a në Paris.

2. Këpucë qyteti por me shoje këpucësh të lehta basketbolli si ato të dikurshme që prodhoheshin në Kinën e Maos. Suspasion i mrekullueshëm.

3. Zbulimi i drejtimit të një Audi të vjetër që ka bërë mbi 300000 km, por është si tanks. Të grrin!

4. Zhvendosja e motoçikletës Vespa në Durrës. Cfarë arome buzë detit andej nga Currilat!

5. Brumrat e byreqeve etj, te Luara te Myslim Shyri e Him Kolli në Tiranë. Meqë jemi te byreqet, tre lloje byreqesh me kungull bërë nga duar të ndryshme që kam shijuar.

6. Puna studimore buzë detit në Plazh afër Ilirisë “te Gëzimi”. Cfarë ambjenti i edukuar, i pastër, me shije, dhe mirëpritës. Pa atë ku do ta kisha bërë Murgun dhe Mediamorfozën???

7. Prishja e antenës të televizionit të pallatit në Tiranë.

8. Konsumimi i manaferrave për qarkullimin e gjakut.

9. Kafja turke te Fakulteti.

10. Emisioni Morning Aldo Show te Klan, sidomos mrekullia e lajmeve hiperlokale atje, si edhe komunikimi i grave që duan burrë dhe i burrave që duan grua nëpërmjet mediave masive. Art i vërtetë.

dhe të tjera sigurisht

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY