Policia ka marrë të gjitha masat që ndeshja Partizani –Vllaznia të zhvillohet nesër, ora 17:00 në Stadiumin “Selman Stërmasi”.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, njofton për bllokimin e disa akseve rrugore dhe masat e marra si më poshtë:
Njoftohen tifozët që në stadium nuk do te lejohen të futen bidona uji, çakmakë, monedha çelsa metalik,sende te tjera te forta.
Duke filluar nga ora 12:00 deri në përfundim të ndeshjes do të bllokohen rrugët:
• Rruga “Emin Duraku”, Rruga “Gjin Bue Shpata” dhe rruga përball stadiumit “Selman Stërmasi”.
Gjatë lëvizjes të tifozerive përkatëse nga pika e takimit deri tek stadiumi “Selman Stërmasi”, do të bëhet shoqërimi i tyre me Shërbimet e Policisë për të shmangur incidentet e mundëshme.
Nuk do lejohen fëmijë nën moshën 14 vjeç të pa shoqëruar nga prindërit.
Pas përfundimit të ndeshjes tifozët respektiv do të largohen nga rrugët që kanë ardhur të shoqëruar nga Shërbimet e Policisë.
Per mbarëvajtjen e këtij aktiviteti janë angazhuar 261 forca policie dhe 5 grupe FNSH -je.
Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të ekipeve dhe tifozerit respektive për bashkëpunimin dhe mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv sa me normal dhe të qetë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/