Policia e Vlorës mashtrohet për grabitje në kazino, mediat japin lajmin e...

Policia e Vlorës mashtrohet për grabitje në kazino, mediat japin lajmin e rremë

143
0
Shares

Një lajm i transmetuar për një grabitje në Vlorë ka rezultuar i rremë, njofton policia e këtij qyteti.

Lidhur me një lajm se në lagjen ”Lef Sallata”, është tentuar të grabitet një kazino, bëjmë me dije se:Në Sallën Operative Vlorë ka ardhur një telefonatë e cila ka njoftuar se në një kazino janë futur dy persona me armë, shpjegon policia.

“Menjëherë në drejtim të adresës së dhënë kanë shkuar forca të shumta policie, si dhe është tentuar disa herë të kontaktohet me telefonuesin por telefoni rezultoi i fikur.

Telefonta ishte e rreme pasi nga veprimet hetimore paraprake, ka rezultuar se në kazinonë në fjalë nuk ka ndodhur asnjë grabitje apo tentativë e tillë.

Shërbimet e Policisë, për siguri kanë ushtruar kontroll dhe kanë shoqëruar tre persona të cilët ishin pa kartë identiteti me vete ku pas verifikimeve të kryera janë lënë të lirë.

Policia e Shtetit duke vlerësuar bashkëpunimin me median i fton që për çështje në interes të gjerë të publikut të kontaktojnë burimet zyrtare të Policisë ku do të gjejnë informacionin e saktë në interes të qytetarit”, thuhet në një njoftim të policisë së Vlorës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY