300 gardelina faqekuqe po emigronin në Greqi në bagazhin e një autobusi

300 gardelina faqekuqe po emigronin në Greqi në bagazhin e një autobusi

565
0
Shares

Disa qinda gardelina faqekuqe i shpëtuan sot një trafikimi nga Shqipëria drejt Greqisë. Inspektorët e mjedisit në qarkun Korçë në bashkëpunim me policinë e shtetit dhe doganën në pikën kufitare të Kapshticës sekuestruan 300 individë të këtij lloj zogu të cilët do të tregtoheshin në shtetin fqinjë.

Shpendët, po transportoheshin në mënyrë të paligjshme me një autobus të linjës Tiranë-Athinë dhe u gjetën në një nga bagazhet e autobusit gjatë aksionit të zhvilluar rreth orës 14:00. Inspektorët e mjedisit kanë bërë ndalimin në flagrancë të dy drejtuesve të mjetit, me inicialet Dh.B., dhe E.V., bllokimin e autobusit dhe sekuestrimin e shpendëve. Çështja i është referuar prokurorisë për ndjekje penale ndaj dy shtetasve.

Shpendët e sekuestruar bëjnë pjesë në listën e kuqe të IUCN dhe kanë statusin mbrojtës në Konventën e Bernës, ku janë llojet strikte të mbrojtura të faunës së egër.

89aaf195-2340-430d-b814-b894e0d88ee4

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi paralajmëroi pak ditë më parë nga laguna e Kune-Vainit, ku kryhej Censusin Kombëtar i Shpendëve, për ndëshkim të subjekteve që kapin, tregtojnë apo balsamosin shpendët e rralla.

eff74f85-4f4b-41dc-b881-201afd49d15c

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY