Falimenton ARMO, qeveria gjen zgjidhjen: Naftëtarët zyrtarisht me statusin e të pa...

Falimenton ARMO, qeveria gjen zgjidhjen: Naftëtarët zyrtarisht me statusin e të pa punëve

177
0
Shares
Protesta e naftetareve e para disa diteve ne Tirane

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj ka deklaruar se punonjësit e rafinerisë së naftës në Fier dhe në Ballsh që nuk kanë marrë rrogat e prapambetura, do të marrin statusin e të papunit për të përfituar pagesën e papunësisë.

Gjatë një deklarate për mediat, ministri Ahmetaj tha se është dhënë urdhri që zyrat e punës në qarkun e Fierit të ndihmojnë punonjësit e rafinerisë që të aplikojnë për statusin e papunësisë.

“Është marrë angazhim nga qeveria që zyra e punës në qarkun e Fierit të jenë në ndihmë të punonjësve të dy rafinerive për t’i ndihmuar për aplikimin e statusit të papunësisë në mënyrë që ata punonjës që sot janë papunë të përfitojnë menjëherë në bazë të ligjit pagesën e papunësisë. Ndërkohë qeveria qëndron e gatshme për të mbështetur cdo investitor serioz që do të vijë për zhvillimin e biznesit”, u shpreh ministri i Financave Arben Ahmetaj.

Prej disa ditësh naftëtarët po protestojnë duke kërkuar rrogat e tyre të prapambetura.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY