FOTO/ “Avancimi i të drejtave të shqiptarëve arritje e politikës e shoqërisë...

FOTO/ “Avancimi i të drejtave të shqiptarëve arritje e politikës e shoqërisë maqedonase dhe e faktorit shqiptar”

122
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti sot në takim zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Bujar Osmani me të cilin ndau vlerësimin për arritjet e fundit në vendin fqinj në avancimin e të drejtave të shqiptarëve, siç është dhe ligji për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe. Basha tha se kjo është shenjë e emancipimit të politikës e shoqërisë maqedonase dhe meritë e punës dhe unifikimit të faktorit shqiptar atje.

2018 mund të jetë një vit i rëndësishëm për çlirimin e vendeve të rajonit nga krimi, korrupsioni dhe keqqeverisja autokratike, u shpreh kryetari i opozitës. Basha e siguroi zëvendëskryeministrin Osmani për mbështetjen e plotë dhe energjike të Partisë Demokratike në procesin e integrimit të Maqedonisë në NATO.

Duke u ndalur në procesin e integrimit europian, Basha tha se sfidat kryesore mbeten përmbushja e kritereve bazë të Kopenhagenit, sic janë zgjedhjet e lira dhe drejtësia e pavarur. Në këtë kuadër, për Shqipërinë rëndësi parësore ka mposhtja e krimit të organizuar me lidhje qeveritare, theksoi Basha, që është kthyer në kërcënimin kryesor për demokracinë dhe mirëqenien e qytetarëve dhe pengesë për avancimin e vendit drejt Europës.

Kryetari i opozitës theksoi se Partia Demokratike është e vendosur të punojë me përkushtim total për përmbushjen e vizionit dhe objektivit të saj për Shqipërinë europiane dhe integrimin europian dhe euroatlantik të të gjithë rajonit si aspiratë mbarëkombëtare e shqiptarëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY