Aeroporti i Vlorës, tre operatorë dorëzojnë ofertën për ta ndërtuar në zonën...

Aeroporti i Vlorës, tre operatorë dorëzojnë ofertën për ta ndërtuar në zonën e Akërnisë

329
0
Shares

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri me dije sot se një konsorcium me tre kompani në përbërje të tij ka dorëzuar një ofertë për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Sipas njoftimit tashmë do të vijohet me fazën e radhës së vlerësimit nga ana e dy ministrive Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ajo për Financat dhe Ekonominë. Në njoftimin zyrtar ministra bën me dije se kompanitë kanë marrë përsipër të bëjnë investimin me fondet e tyre dhe jo përmes buxhetit të shtetit. Aeroporti i Vlorës është cilësuar si një nga projektet më të rëndësishme në sektorin e transportit ajror. Ai është lidhur direkt si një projekt me ndikim në turizëm dhe zhvillimin e rajonit në Jug të vendit.

Jo rastësisht ndërtimi është vendosur në zonën e Akërnisë, pasi aty është një aeroport ekzistues, bazë ushtarake.

Reagimi i MIE

Në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë është paraqitur shprehja e interesit për projektin e Aeroportit të Vlorës. Sipas propozimit aeroporti mendohet te ndërtohet në zonën e Akernisë. Oferta është paraqitur nga një konsorcium i tre kompanive ndër më seriozet, të cilat janë: Cengiz Construction; Kalyon Construction; Kolin Construction. Me marrjen e ofertës, do të ngrihet një grup i posaçëm me përfaqësues nga Ministria e Infrastrukturës e Energjisë dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë që do shqyrtojë aspektet teknike të propozimit dhe ndjekë hapat e mëtejshëm në përputhje me përcaktimet ligjore. Monitor

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY