Nishani, letër ngushëllimi familjes së Dritëro Agollit

Nishani, letër ngushëllimi familjes së Dritëro Agollit

72
0
Shares

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka shprehur ngushëllimet e sinqerta dhe dhimbjen për ndarjen nga jeta të shkrimtarit dhe poetit të shquar shqiptar Dritëro Agolli, nëpërmjet një mesazhi të bërë publik, në të cilin shkruhet:

“Të dashur familjarë të Dritëroit të ndjerë,

Me hidhërim dhe dhimbje të thellë mësova lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të bashkëshortit, babait, gjyshit dhe njeriut tuaj të shtrenjtë e të pazëvendësueshëm.

Me këtë rast të trishtë dhimbjeje, më lejoni t’ju shpreh ngushëllimet e sinqerta, dhe në emër të qytetarëve shqiptarë, duke u përpjekur t’ju gjendem pranë shpirtërisht në këto çaste tejet të vështira!

Me ikjen nga kjo jetë të Dritëro Agollit, letrave shqipe do t’iu mungojë shkrimtari dhe poeti i ndritur, autori i një krijimtarie letrare të vyer e të pashtershme, që pasuron cilësisht e në mënyrë origjinale thesarin e trashëgimisë shpirtërore të popullit shqiptar.

Ndërsa shoqëria jonë humbi mendimtarin e kthjellët dhe veprimtarin me impakt të pamatshëm publik, i cili me kontributet e tij të rralla në dy periudha historike, la gjurmë të pashlyeshme si protagonist i lëvizjeve emancipuese përgjatë më shumë se një gjysmë shekulli si në art, ashtu edhe në politikën shqiptare të epokës së pluralizmit.

Edhe një herë ngushëllime dhe Dritëroit i pastë shpirti dritë në jetë të jetëve!

Bujar Nishani”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY