Policia Kufitare, Borsh, kap një shtetas të dënuar me 10 vite burg, për veprën penale ”Mashtrimi” .
Strukturat Policore të Stacionit të Policisë Kufitare Borsh në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit, kanë kapur e ndaluar në fshatin Lukovë, Himarë, shtetasin e shpallur në kërkim:
Artan Muça, 51 vjeç, banues në Tiranë.
Shtetasi i lartpërmendur ka rezultuar shtetas i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 10 vite burg për veprën penale ”Mashtrimi”, të parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.
Shtetasi do të shoqërohet pranë ambienteve të DVP.Tiranë për veprime të mëtejshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/