Emigranti merr paratë dhe ikën nga Shqipëria: Nuk kam besim

Emigranti merr paratë dhe ikën nga Shqipëria: Nuk kam besim

338
0
Shares

Në 17 Mars 2017, emisioni “Stop” transmetoi rastin e qytetarit nga Elbasani, Avni Coga, të cilit prokuroria dhe gjykata i kishin sekuestruar llogarinë bankare me dyshimin e pastrimit të parave, edhe pse i kishte të gjitha të justifikuara me dokumente të punës në Angli. Sot, pas 9 muajsh, Avni Coga tregon se falë emisionit “Stop” llogaria bankare i është zhbllokuar. Por ai thotë se nuk ka besim të investojë në Shqipëri, ndaj paratë do t’i investojë diku tjetër.

Avni Coga nga qyteti i Elbasanit tregoi në emisionin “Stop”, se për 15 vjet ka jetuar e punuar në mënyrë legale në Angli. Të gjitha kursimet i depozitoi në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri dhe pas verifikimit, nisi të operonte me obligacione 7-vjeçare. Por ky ishte momenti që për të nisi kalvari gjyqësor për zhbllokimin e llogarive, tashmë të bllokuara. Coga vë në dispozicion të gjitha pagesat nga punët e kryera në 15 vjet në Angli dhe çështja duket se do të zgjidhet në Gjykatën e Lartë.

“Më quajnë Avni Coga dhe jetoj në Elbasan. Nga viti 2000 deri në vitin 2015 kam jetuar legalisht në Angli. Aty unë kam punuar për 12 vjet e gjysmë në një institucion, ku kam fituar bursë. Gjithashtu kam punuar në dy institucione të tjera, ku të gjithë të ardhurat e mia i kam depozituar tek BKT- ja. Në Qershor të vitit 2015 këto para i kam investuar te Ministria e Financave. Unë jam betuar para se të merrja pjesë në shitjen e obligacioneve 7-vjeçare në Qershor të vitit 2016. Këto obligacione i kam shitur tek Banka Credins për arsye sepse më ofruan një shumë më të madhe se sa banka ku unë pata blerë këto obligacione. I gjithë problemi filloi se dyshonin për pastrim parash, gjë që nuk është e mundur për arsye se kur bëra aplikimin tek Banka Kombëtare për obligacione 7-vjeçare, unë aty kalova një fazë vetingu në qoftë se nuk ishte i përshtatshëm për këtë gjë unë nuk duhet të kisha marrë pjesë në ankandin e obligacioneve 7-vjeçare në 2015. Prandaj më duket i tepërt dyshimi i Bankës Credins”.

Në Dhjetor të 2016 Avni Coga i drejtohet Gjykatës së Shkallës së Parë, Elbasan për zhbllokim llogarie dhe i pranohet kërkesa. I hiqet masa e sigurimit sekuestro preventive mbi llogarinë bankare të Bankës “Credins”. Më datë 07.06.2016 Prokuroria e Elbasanit me urdhër të Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, i bllokoi llogarinë bankare qytetarit Avni Coga, me arsyen “dyshim për pastrim parash”.

“Ndonëse Prokurorisë i kam vënë në dispozicion të gjitha bursat, pagat mujore, pagat vjetore dhe rikonfirmimet nga institucioni ku kam punuar, këto dokumente Prokuroria nuk i pranon për arsye sepse duhet legalizuar pulla apostile që unë jam munduar ta zgjidh, por nuk e vlerësoj dot dhe apeloj në Gjykatën e Apelit Durrës. Gjykata e Apelit e refuzoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, Elbasan për zhbllokimin e këtyre llogarive. Pas vendimit të prerë legalizohen letrat që më kërkoheshin. Jam brenda normave për të bërë rekurs në Gjykatën e Shkallës së Lartë. Ju lutem emisionit tuaj të më ndihmojë për zhbllokimin e këtyre llogarive sepse ky është mundi dhe djersa ime për 15 vite që kam punuar në emigracion”.

Pas 9 muajsh, emisioni “Stop” i rikthehet kësaj çështje sepse Prokuroria ia la në dorë çështjen Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, e cila vendosi pushimin e procedimit penal për vepren “Pastrim i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” ndaj personit në hetim, Avni Coga. Gjithashtu vendosi heqjen e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi llogaritë bankare në Bankën “Credins”.

“Dua t’ju falenderoj juve personalisht dhe emisionin “Stop” për ndihmën që më keni dhënë, sepse prokuroria më në fund i thirri mendjes dhe u tërhoq nga padia që kishte kundër meje. Aktualisht jam pa punë, por paratë do t’i investoj jashtë shtetit se nuk kam më besim këtu në Shqipëri!”/ tvklan.al

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY