Ristani i përgjigjet Ministrisë së Brendshme: Nuk ka dhunë verbale por të...

Ristani i përgjigjet Ministrisë së Brendshme: Nuk ka dhunë verbale por të vërteta për ju

136
0
Shares

Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani deklaroi sot pasdite se askush nuk është i kënaqur në vend që ministri i Brendshëm është i lidhur me grupe kriminale, në një përgjigje për reagimin e Ministrisë së Xhafajt në lidhje me një deklaratë të PD-së, paradite.

“Ministria e Brendshme quan dhunë verbale ndaj Policisë së Shtetit, reagimet e PD për situatën e rendit dhe sigurisë ne vend dhe situatën e krimit brenda Policisë së Shtetit.

Të thuash të vërtetën nuk është dhunë verbale. Është verb, që qofte edhe me ashpërsi apo forcë, kërkon të zgjojë te njerzit e ndershëm të Policisë së Shtetit, ndjenjen e detyrës, respektimit te ligjit dhe dashurisë për këtë vend.

Askush nuk do të dëshironte qe Ministri i Brendshëm i ketij vendi te ishte nën akuzë si pjesë e grupeve kriminale që kontrollojne trafikun e drogës dhe armëve. Askush nuk do donte drejtuesit më të lartë të policisë se shtetit nën arati nga frika e ligjit, askush nuk kenaqet qe mbi 100 oficerë policie të identifikohen nga shërbimet sekrete si bashkëpuntore në kanabizimin e vendit.

Të gjithë duam nje Shqipëri ndryshe, pa qeveri, parlament, polici, administratë e pushtet lokal të kriminalizuar.

Të vertetat duhen thënë edhe kur duket sikur përplasen në vesh të shurdhër”, tha Ristani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY