Shpëtim Idrizi e gjen më në fund se pse nuk është deputet

Shpëtim Idrizi e gjen më në fund se pse nuk është deputet

226
0
Shares

Kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi tha se PDIU mund të kishte zgjedhur 7 deputetë në zgjedhjet e fundit nëse nuk do të kishte një plan për të zhdukur efektin politik Camëri ndërsa mbajti një fjalë në përvjetorin e shoqatës Camëria.

Vetë Shpëtim Idrizi, kryetar i kësaj partie nuk arriti të mblidhte votat për tu zgjedhur deputet, ndërkohë që 2 nga 3 deputetët e PDIU janë larguar tashmë nga parlamenti, njëri me dorëheqje dhe tjetri me heqje mandati nga KQZ.

Kreu i PDIU, Idrizi tha se ka patur nje skenar nga shteti për të goditur politikisht partinë e çamëve gjatë një aktiviteti ku përkujtohej 27-vjetori i shoqatës “Çamëria”.

“Kanë luajtur të gjithë gurët që të zhdukin faktorin politik të Çamërisë. Por neve s’na zhdukën dot bandat e Napolon Zervës e jo më kulisat e shtetit. Sido që të ketë ndodhur ne do mbetemi halë në sy e çdo politike antikombëtare. Ne do kemi yllin tonë polar që ndriçon për bashkimin e shqiptarëve të Çamërisë”,- tha Idrizi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY