Sa jugosllavë kishte në Shqipëri në vitin 1947

Sa jugosllavë kishte në Shqipëri në vitin 1947

158
0
Shares

Një numër i madh jugosllavësh u përfshinë në institucionet shtetërore shqiptare përfshi dhe drejtësinë në vitit 1945-1948, por numri i tyre asnjëherë nuk është publikuar më parë. Kërkuesi i arkivave Kastriot Dervishi shkruan se prania serbo-jugosllave në vend ishte shumë më e madhe se mund të mendohej.

“A e dini sa jugosllavë qëndronin në Shqipëri në kohën kur vendi ynë po bëhej gati të bashkohej me Jugosllavinë? Ishin plot 1.300 persona. Kjo e dhënë del nga mbledhja e Byrosë Politike të Partisë Komuniste Shqiptare e datës 15.7.1948, sipas së cilës, ishin larguar deri atë çast 900 persona (faksimile e mbledhjes, bashkëlidhur, cilësia lë për të dëshiruar). Gjatë këtyre viteve, jugosllavët e ardhur në Shqipëri u morën me organizimin e aparatit shtetëror e partiak.

Ata ishin të pranishëm në formatimin e Këshillit të Ministrave, ministrive, komiteteve ekzekutive, Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit, gjykatave, prokurorisë, Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, forcave të armatosura, etj. Organizuan e inspektuan “grupe armiqësore” në reformën agrare, tharjen e kënetës së Maliqit, hekurudha, etj. Një numër kaq i madh të huajsh për një kohë të shkurtër, nuk hasen në asnjë periudhë tjetër. Jugosllavët u larguan nga Shqipëria pas konfliktit të rastësishëm të Stalinit me Titon, duke mos përmbyllur dot bashkimin e Shqipërisë me Jugosllavisë, të menduar në prill 1948”, shkruan Dervishi.

No automatic alt text available.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY