Patozi, i pakenaqur me ‘himnin’ e protestes

Patozi, i pakenaqur me ‘himnin’ e protestes

144
0
Shares

Ish deputeti i PD-sw, Astrit Patozi ka komentuar sot sloganin e PD per protesten i cili mbeshtetet te nje kenge e John Lennon.

TË SHKOSH NË LUFTË ME HIMNIN E PAQES (REHATIT)

“I paskam rënë kot më qafë disa të mërziturve publikë me Lulzim Bashën. Sepse deri më sot mendoja se termi “i vonuar”, që ata përdornin për të, ishte pak i rëndë dhe i ekzagjeruar.
Por tani po shoh slloganin e protestës së 27 janarit, i cili qenka frymëzuar nga një këngë e hershme e John Lennon. Atë e paska shpallur Lulzim Basha si një gjetje të veçantë të vetën apo të ndonjë këshilltari jodizastër, pak rëndësi ka.
Kënga i përket vitit 1971, por nuk është mosha e saj që e bën të duket kaq të vonuar Lulin.
As fakti që ajo është një lloj himni Krishtlindjesh dhe u bë një copë kohë që e kemi lënë pas atë festë. Ne këtu ishim gjithësesi, edhe populli i mërzitur nga qeveria, edhe viktimat e narkoshtetit, edhe ata që duan të ikin nga Shqipëria, por nuk kanë mundësi, ndërsa Luli vetë ishte në Holandë.
Jo vetëm për Krishtlindje, por edhe për Vitin e Ri. Tamam si në tekstin e këngës së John Lennon, sepse ai i drejtohet të dyja festave.
Por një Zot e di se pse i ka ngelur mendja tek ajo këngë e vjetër, që i kushtohet paqes, në kohën që po përgatitet të shkojë në luftë? Sepse nuk besoj që Lulzim Basha ka ndërmend ta rrëzojë qeverinë e drogës, duke mbajtur në duar degën e ullirit.
Të jetë bërë Gandhi-st vallë Lulzim Basha, apo është thjesht “i vonuar”, siç thonë prej kohësh disa figura publike?”, shkruan Patozi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY