Orikum, motra godet dhe plagos vëllanë me thikë

Orikum, motra godet dhe plagos vëllanë me thikë

219
0
Shares

Një grindje në familje mes vëllait dhe motrës ka përfunduar me një të plagosur me thikë. Mësohet se 31-vjeçarja E. K., ka goditur me thikë vëllanë e saj E. K., 20 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur dje në Orikum të Vlorës, ku në debat e sipër me vëllanë, motra e ka qëlluar me thikë. Burime policore bëjnë me dije në kulmin e një sherri verbal i vëllai ka tentuar të sulmojë të motrën fizikisht, ndërsa kjo e fundit ka reaguar duke e plagosur me thikë. I  riu pas mjekimit të marrë në spital u kthye në banesë, ndërkohë që 31-vjeçarja u arrestua nga policia.

Materialet hetimore në ngarkim të saj u referuan në Prokurorinë e Vlorës për veprën penale “Plagosje e rëndë me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së Nevojshme”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY