DETAJE/ Shkodër, atentati ndaj të fortit, çfarë dëshmoi Lul Kulla

DETAJE/ Shkodër, atentati ndaj të fortit, çfarë dëshmoi Lul Kulla

370
0
Shares

Hetimet për zbardhjen e autorëve të atentatit me tritol ndaj Lulzim Kullës në Shkodër, mund t’i kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë. Kjo pasi në nenin 230 të Kodit Penal, thuhet se shkatërrimi i pronës private në përmasa të mëdha duke rrezikuar jetë njerëzish përbën “vepër me qëllim terrorist”, shkruan “Panorama”.

Në shpërthimin e ndodhur paraditen e së shtunës në Shkodër, mbetën të plagosur tetë persona. Ende nuk ka asnjë person të arrestuar si autor të sulmit, por pritet analizimi i pamjeve të kamerave të sigurisë për identifikimin e personit që ka vendosur motoçikletën me një sasi prej 500 gramë tritol të llojit C4 pranë makinës së Kullës. Serveri i kamerave, sipas burimeve, është dërguar në Tiranë, sepse në Policinë e Shkodrës ka qenë e pamundur për t’i hapur për shkak të disa kodeve, që kërkojnë njohuri të larta në fushën e teknologjisë së informacionit.

Kreu i komisariatit të policisë në Shkodrës, Hamdi Shullani, pas një takimi në Bashkinë Shkodër për rendin dhe sigurinë, duke folur për gazetarët lidhur me ngjarjen, u tregua i rezervuar. “Do të flasim vetëm në kohën e duhur. Hetimet janë sekret, nuk mund të jap më shumë informacione”, tha Shullani. Rreth 90 minuta përpara se të ndodhte shpërthimi, dyshohet se një person ka vendosur aty motoçikletën dhe më pas është larguar me shpejtësi. Sipas dyshimeve, personi në fjalë ka pasur në kokë një skafandër dhe nuk e ka hequr për asnjë moment deri sa është larguar. Në këtë mënyrë askush nuk e ka parë në fytyrë duke e bërë të vështirë identifikimin e tij.

Sipas burimeve, Lulzim Kulla tashmë është jashtë rrezikut për jetën dhe ka nisur që të flasë duke komunikuar me familjarët dhe mjekët e spitalit të Traumës në Tiranë. Kulla, në momentin e parë ka deklaruar për efektivët se “nuk e di se kush janë autorët dhe se kush mund ta ketë vendosur tritolin”. Nuk ka preferuar që të flasë më shumë për shkak edhe të gjendjes shëndetësore që nuk është stabilizuar ende, pasi ka 25% djegie të trupit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY