Basha: Vrasja e Oliver Ivanoviç akt i pastër kriminal, maturi dhe largpamësi...

Basha: Vrasja e Oliver Ivanoviç akt i pastër kriminal, maturi dhe largpamësi për proçesin e paqëtimit në Kosovë

125
0
Shares

“Vrasja e sotme e Oliver Ivanoviç në Mitrovicë, është një akt i pastër kriminal që meriton hetim të plotë dhe ndëshkim nga organet ligjzbatuese në Kosovë”, shprehet kreu i PD-së Lulzim Basha, ndërsa apelon pwr maturi dhe largpamësi nga çdo aktor i përfshirë në dialogun dhe proçesin e paqëtimit në Kosovë.

Reagimi i plotë i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Vrasja e sotme e Oliver Ivanoviç në Mitrovicë, është një akt i pastër kriminal që meriton hetim të plotë dhe ndëshkim nga organet ligjzbatuese në Kosovë.

Akti, përveçse një atentat ndaj jetës, synon të jetë një atentat ndaj proçeseve të bashkëjetesës e të dialogut në Kosovë.

Trajtimi i ngjarjeve të tilla, kërkon maturi dhe largpamësi nga çdo aktor i përfshirë në dialogun dhe proçesin e paqëtimit në Kosovë.

Përshëndes dhe mbështes plotësisht reagimin e autoriteteve në Kosovë dhe nxis një proçes sa më energjik të zbardhjes së aktit dhe ndëshkimit të autorëve.​

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY