Grabitja te Hoteka, ja sa lekë u rrëmbyen

Grabitja te Hoteka, ja sa lekë u rrëmbyen

110
0
Shares

Këto janë pamjet e fiksuara nga kamerat e sigurisë të cilat kanë xhiruar grabitjen e sportelit të një banke të nivelit të dytë në sallën kryesore të godinës së Hipotekës në Tiranë. I maskuar me një kapuç dhe më një pistoletë në dorë, grabitësi kërcënon punonjëset e dy arkave dhe prej andej mbush një qese me para. Fillimisht qytetarët që ndodheshin në sallë nuk e kuptojnë çfarë po ndodhte por pasi grabitësi ka ngritur zërin duke iu drejtuar sportelistëve me fjalët “parat se do t’ju vras”, ata janë larguar menjëherë të frikësuar.

Policia ende nuk ka rënë në gjurmët e grabitësit. Ai dyshohet se u ndihmua edhe nga një person tjetër që vëzhgonte jashtë godinës. Ndërkohë grabitësi kërcënoi me armë edhe një efektiv të policisë rrugore i cili e ndoqi pas në rrugicat drejt zonës së Don Boskos.

Shuma që dyshohet se grabitësi arriti të marrë nga arkat është rreth 500 mijë lek ndërkohë që policia arrestoi një nga rojet e policisë private që ishin në shërbim ndërsa një tjetër e procedoi në gjendje të lirë për shpërdorim detyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY