Paditi Kryeprokuroren, Gjykata Administrative rrëzon Rovena Gashin

Paditi Kryeprokuroren, Gjykata Administrative rrëzon Rovena Gashin

125
0
Shares

Gjykata Administrative rrëzoi sot kërkesën për sigurimin e padisë së Rovena Gashit ndaj Kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku.

Vendimi i sotëm i Gjykatës së Shkallës së Parë Administrative lidhet me rrëzimin e kërkesës për pezullimin e vendimit të Kryeprokurores Arta Marku, për shkarkimin nga detyra e drejtorit të Marrëdhënieve Juridike me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme.

Avokati mbrojtës, Çlirim Gjata bëri të ditur se do të ankimojë vendimin. “Me kompetencë të plotë ligjore nuk kam parë ndonjëherë akt administrativ më të paligjshëm dhe më antikompetent. Është shkarkuar një drejtore e Drejtorisë pa asnjë motivacion”.

Avokati thotë se klientja e tij është “liruar pa motivacion nga posti i drejtorit. Ka rrezik që as në kohën e Enver Hoxhës të keni shkarkim detyre pa motivacion. As një pastrues nuk mund të shkarkojë kryeprokurorja pa motivacion jo më një drejtoreshë Drejtorie”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY