DETAJE & FOTO/ Vrasja e liderit serb në Mitrovicë, Prokuroria dhe Policia:...

DETAJE & FOTO/ Vrasja e liderit serb në Mitrovicë, Prokuroria dhe Policia: Ja si u sulmua dhe cfarë gjetëm në vendin e ngjarjes

207
0
Shares

Vrasjen e liderit të SDP-së, Oliver Ivanoviq e ka konfirmuar për Express në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës Shyqeri Syla. Sipas Sylës sulmuesit ende të panjohur kanë shtënë drejt tij me tre plumba. “Oliver Ivanoviq ka ndërruar jetë nga plagët e marr ame armë zjarri nga një sulmues ende i panjohur. Ai është vrarë para selisë së partisë. Sulmi u krye nga një veturë në lëvizje”, ka thënë Syla për Express.

Teksa policia thotë se makina me të cilën dyshohet se është kryer sulmi është djegur menjëherë pas atentatit ndaj ivanoviqit. “Persona ende te paidentifikuar kanë sulmuar me armë zjarri Ivanoviqin. Pas atentatit, personat kane ikur nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë një veture është djegur në lagjen e doktorëve. Policia tashmë po e heton këtë rast” ka thënë Besim Hoti për Gazetën Express.

Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë ndonjë njoftim zyrtar rreth kësaj ngjarjeje. Sipas Kurir, ne vendin e ngjarjes jane gjetur tre plumba. Sipas informatave jozyrtare, Ivanoviç u transportua menjëherë në spital, por nuk i ka rezistuar dot plageve dhe ka nderruar jete qe gjate rruges. Sipas Ksenija Bozovic nga GI SDP, tha se policia gjeti tre gezhoja poshte.

Kush ishte lideri serb Oliver Ivanovic

Ky nuk ishte sulmi i parë ndaj tij. Në vitin 2017 atij iu dogj vetura në qendër të Veriut.

Oliver Ivanoviç lindi më 1 prill 1953 në fshatin Rznic afër Deçanit. Ai mbaroi shkollën fillore dhe inxhinierike mekanike në Mitrovicë. Ishte pionier i Akademisë Ushtarake në Zagreb, por u largua pas tre vjetësh. Ai u diplomua nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike në Mitrovicë dhe u diplomua nga Fakulteti i Ekonomisë në Prishtinë.

Ka punuar në kompaninë transportuese të Mitrovicës TransKosovo, në fabrikën e pllakave qeramike të Mozaikut dhe në zyrën e Hepokut në Mostar. Prej vitit 1991 deri në 1998 ai ishte kreu i qendrës sportive në Kosovska Mitrovica. Ai shërbeu si zëvendës drejtor i përgjithshëm i kompanisë “Feronikl” nga Glogovac deri në 2004, kur u bë drejtor i Shërbimit Kombëtar të Punësimit për Kosovë dhe Metohi.

Kur u formua Këshilli Kombëtar Serb në vitin 1999, Ivanoviç u bë kryetar i Komitetit Ekzekutiv të tij për veriun e Kosovës. Prej atij vendi ai u zëvendësua në vitin 2001. Kur qeveritë e RFJ-së dhe të Serbisë formuan Qendrën Koordinuese për Kosovën dhe Metohinë, të emëruar si Shef i Shërbimit për Zhvillim Ekonomik dhe Rindërtim.

Që nga viti 2008, ai ishte sekretar i shtetit në Ministrinë e Kosovës dhe Metohisë. Ai ishte anëtar i Partisë Social Demokratike që nuk ekziston më. Ai ishte një instruktor dhe një arbitër ndërkombëtar karate. Ai ishte kryetar i klubit të karatesë “Trepça”. Ai ishte i martuar dhe babai i tre djemve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY