Kreu i Iniciativës Civile “Liri, Demokraci, Drejtësi”, Oliver Ivanoviç është qëlluar me armë zjarri në stomak, para zyrës së tij në Mitrovicë. Lajmi konfirmohet nga media serbe Blic, e cila thotë se ngjarja ndodhi mëngjesin e kësaj të marte rreth orës 8:15.
Avokati i Ivanoviç, Nebojsha Vlajic, i tha gazetës serbe Blic se Ivanoviç, pësoi disa lëndime që i shkaktuan vdekjen. “Ai duket se ka vdekur në vend, pasi ka marrë 5 plagë në trump. U dërgua menjëherë në spital, mjekët u përpoqën ta shpëtojnë, por ishte e pamundur” tha Vlajiç për Blic.
Pak ditë më parë Ivanoviç bëri një deklaratë duke thënë se koalicioni qeverisës në Kosovë nuk i ka votat e mjaftueshme për ta shfuqizuar ligjin për Gjykatën Speciale.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/